JURISTI ONLINE

Vendim Nr.220 Përcaktimin e kategorisë së tatimpaguesve dhe të kritereve të përdorimit të procedurës së thjeshtëzuar të fiskalizimit

Informacion për përcaktimin e kategorisë së tatimpaguesve dhe të kritereve të përdorimit të
procedurës së thjeshtëzuar të fiskalizimit
Këshilli ministrave ka miratuar përcaktimin e kategorisë së tatimpaguesve dhe të kritereve të
përdorimit të procedurës së thjeshtëzuar të fiskalizimit, si më poshtë:
1. Tatimpaguesit që lëshojnë fatura për transaksione me para në dorë, mund të lëshojnë fatura dhe të
kryejnë procedurën e fiskalizimit përmes përdorimit të platformës qendrore të faturave, nëse
përmbushin kriteret e mëposhtme:
a) Nuk janë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar;
b) Nuk kanë asnjë shkelje të konstatuar në lidhje me moslëshimin e faturës në 3 vitet e fundit;
c) Nuk kanë më shumë se një vendndodhje të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit.
2. Tatimpaguesit që nuk janë subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar, të cilët lëshojnë fatura elektronike
për transaksione pa para në dorë, mund të lëshojnë fatura elektronike dhe të kryejnë procedurën e
fiskalizimit përmes përdorimit të platformës qendrore të faturave, nëse përmbushin kriteret e
mëposhtme:
a) Nuk kanë asnjë shkelje të konstatuar në lidhje me moslëshimin e faturës në 3 vitet e fundit;
b) Nuk kanë më shumë se një vendndodhje të ushtrimit të veprimtarisë së biznesit.
3. Në momentin kur një nga kriteret nuk përmbushet më prej tatimpaguesit, tatimpaguesi nuk mund
të përdorë më tej platformën qendrore të faturave për lëshimin dhe fiskalizimin e faturave, por duhet
të zbatojë procedurën e fiskalizimit me anë të zgjidhjeve software-ike të certifikuara, sipas
rregullave të përgjithshme të përcaktuara në ligjin nr.87/2019.