JURISTI ONLINE

Termat dhe kushtet e përdorimit

  • Rregullat e mëposhtme përcaktojnë mënyrën e organizimit dhe funksionimit të platformës juristionline.al. Juristët dhe përdoruesit e platformës vlerësohet që automatikisht i kanë pranuar këto rregulla. Platforma juristionline.al mund të ndryshojë këto rregulla në mënyrë të njëanëshme në çdo kohë.
  • Juristionline.al është një platformë e cila bën të mundur komunikimin ndërmjet juristëve dhe qytetarëve/organizatave jo fitimprurëse. Platforma juristionline.al nuk është një zyrë avokatie apo një zyrë këshillimi private.
  • Juristët e regjistruar në platformë, janë të pavarur dhe nuk përfaqësojnë qëndrimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.
  • Përdoruesit sugjerohen të formulojnë pyetje të shkurtra dhe që përshkruajnë drejtëpërdrejtë problemin ligjor. Përdoruesit këshillohen të mos pasqyrojnë detaje lidhur me situata private dhe për cështje që do të adresohen së afërmi ose janë adresuar pranë juridiksionit administrativ dhe/ose gjyqësor. Përdoruesit këshillohen që të mos pasqyrojnë shumë detaje të problemit të tyre ligjor, pasi mund të dëmtohet konfidencialiteti i rastit ose mundet që avokati kundërshtar të njihet me detajet e problemit.
  • Juristët sugjerohen të japin përgjigje të plota, profesionale dhe të shpejta. Juristët sugjerohen të mos përdorin përgjigje standarte, por të japin përgjigje indivduale për secilin rast.
  • Platforma juristionline.al nuk ndërhyn në përmbajtjen e përgjigjeve të juristëve, nuk verifikon ose konfirmon bazueshmërinë e përgjigjeve, edhe në rastet kur përgjigjet mund të jenë të pa plota ose të pasakta.
  • Platforma juristionline.al nuk ka asnjë lloj përgjegjësie kundrejtë përdoruesve apo të tretëve për saktësinë ose përmbajtjen e përgjigjeve të dhëna nga juristët në platformë.
  • Përgjigjet e dhëna nga juristët për pyetjet e qytetarëve, subjektet tregtare dhe organizatave jo fitimprurëse kanë natyrë të përgjithshme informuese.
  • Personat që ndërmarrin nisma ligjore në bazën e përgjigjes së përfituar nëpërmjet platformës, mbajnë përgjegjësi individuale për nismën e tyre ligjore.
  • Përgjigjet e dhëna nga juristët në juristionline.al mund të përdoren pa kufizim nga kushdo që përdor platformën. Platforma dhe juristët të cilët kanë dhënë përgjigjet nuk kanë përgjegjësi për sa më sipër. Përdoruesve nuk i jepet asnjë garanci që përgjigjet e dhëna në platformë përshtaten dhe janë të duhurat për problemet e tyre ligjore. Përdoruesit sugjerohen të kërkojnë ndihmën e një juristi, avokati ose noteri në rastin përpilimit ose adresimit të kërkesave për problemin e tyre ligjor.
  • Platforma ka të drejtën të mos publikojë pyetjet e përdoruesve të cilat nuk përmbajnë parashtrimin e një problemi ligjor, janë fyese ose përmbajnë fjalë të papërshtatshme. Gjithashtu, platforma ka të drejtën të mos publikojë përgjigjet e juristëve në rastin kur ato janë haptazi të pasakta ose të pabazuara në ligj.
  • Platforma mund të bllokojë ose ndërpresë përdorimin e juristionline.al në rast të përdorimin të saj në mënyrë të papërshtatshme. Çdo tekst ose imazh i papërshtatshëm ose fyes, do të hiqet nga platforma pa njoftimin paraprak të përdoruesit.
  • Të dhënat e kontaktit dhe çdo informacion tjetër i paraqitur në profilin e juristëve në platformën juristionline.al, përbën një informacion të dhënë vullnetarisht nga juristët dhe përbën një informacion publik. Juristët sugjerohen të ndërtojnë një profil të plotë dhe të detajuar në mënyrë që të arrijnë vizibilitet dhe pozicionim të lartë në juristionline.al. Platforma ka të drejtën t’i mbajë dhe përdorë këto të dhëna për qëllim të zhvillimit dhe promovimit të shërbimeve të juristionline.al.
  • Përdoruesve të juristionline.al të cilët adresojnë pyetje tek platforma, i kërkohet të shënojnë adresën e email, në mënyrë që të njoftohen për përgjigjen e dhënë nga juristët e platformës. Të dhënat e email të përdoruesit nuk do të publikohen në platformën juristionline.al. Platforma ka të drejtën t’i mbajë dhe përdorë këto të dhëna për qëllim të zhvillimit dhe promovimit të shërbimeve të juristionline.al. Çdo përdorues mund të kërkojë me email tek adresa info@juristionline.al, që platforma juristionline.al të ndalojë përdorimin e të dhënave për qëllim të zhvillimit dhe promovimit të shërbimeve të juristionline.al.