Zvarritje gjyqesore

Pershendetje,

Kam depozituar ne Gjykaten e Shkalles se Pare Elbasan nje padi per gjyq pronesie. Kam mbi 45 dite qe kam depozituar padine dhe nuk eshte caktuar seanca e pare gjyqesore akoma…. A ka ndonje afat per kete veprim apo kur te doje gjyqtarja e cakton seancen? Faleminderit,


Qytetari: S. B. Data: 31 October , 2020, Kategoria: procedura gjyqesore.

One response to “Zvarritje gjyqesore”

  1. 2

    Pershendetje. Me rregullat e reja te Kodit te Procedures Civile, perpara se t’ju caktohet seanca e pare gjyqesore, gjyqtari i ceshtjes fillimisht i komunikon pales se paditur padine dhe provat qe ju keni depozituar, duke i lene nje afat prej maksimumi 30 ditesh per te paraqitur provat e tij dhe deklaraten e mbrojtjes. Keto do t’ju komunikohen edhe juve ne cilesine e paditesit, duke ju lene serish nje afat per te depozituar prova shtese, nese keni. Vetem pasi te ezaurohen keto komunikime, gjykata cakton seancen pergatitore.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet