Zotesia per te vepruar me ane te marteses

Pershendetje ,

Jam martuar ne 1992 dhe kam qene 17 vjece.

Pyetja ime lidhet me faktin nese mund te perfitoje une pjese pasurie etj., edhe pse kur jam martuar kam qene 17 vjece. Konkretisht eshte fituar nje prone dhe dua te marr pjese si bashkepronare, por ligji percaktonte se per te fituar kete prone duhet te isha 18 vjece. A mundet qe si grua e martuar ligjerisht te perfitoje edhe une pjese nga kjo prone apo jo? Faleminderit


Qytetari: S. G. Data: 23 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Zotesia per te vepruar me ane te marteses”

  1. 1

    Përshëndetje,

    Sipas Kodit Civil te 1981, ne fuqi ne kohen qe ju referoni, cdo person mund te perfitoje pasuri, pavaresisht moshes se tij apo statusit martesor. Te njejtin parashikim ka edhe Kodi Civil aktual.
    Per me tej, sipas te njejtit Kod Civil çdo gjë që bashkëshortët kishin fituar gjatë martesës është pasuri e përbashkët [në bashkëpronësi] duke përfshirë këtu edhe pasurinë e fituar me trashëgim e dhurim (ndryshe nga kodi civil aktual i cili perjashton dhurimin dhe trashegimine).

    Nese pyetja juaj lidhet me fitimin e pronesise se baneses sipas Ligjit 7652, date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore”, ju sqarojme si me poshte:
    Ligji Nr.7652, date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore”, ne nenin 9 te tij, parashikon si kusht per fitimin e pronesise, te qenit “madhor”.

    Kodi i Familjes i vitit 1982 (ne fuqi ne kohen qe ju referoni) lejonte martesat e vajzave ne moshen 16 vjec.
    Nga ana tjeter, sipas Kodit Civil te vitit 1981 (ne fuqi ne kohen qe ju pyesni) me lidhjen e marteses, pavaresisht te qenit minorene, gruaja fitonte zotesi te plote per te vepruar. Ne kuptim te ushtrimit te te drejtave, zotesia e plote per te vepruar barazohet me te qenit madhor. Pra sipas Kodit Civil 1981, me martese gruaja edhe pse minorene, konsiderohej “madhore”.

    Duke u kthyer te pyetja juaj, ju vleresojme se ju jeni perfituese – bashkepronare e pasurise per te cilen pyesni, qofte ne kuptim te Kodit Civil 1981 si pasuri e fituar gjate marteses, qofte ne kuptim te Ligjit Nr.7652, date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore” (nese pyetja juaj lidhet me kete ligj).

    Faleminderit!

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet