Zhurma nga ndertimi i nje pallati te ri

Pershendetje,

Ketu ngjitur me mua do ndertohet nje pallat. Interesohem nese nga ana ligjore ndertuesi duhet te  kontaktoje me neve banoret e pallatit ngjitur per te na informuar dhe per te kerkuar mirekuptimin tone ne lidhje me zhurmen, sepse ata dje erdhen dhe shemben godinen ekzistuese dhe do fillojne hapjen e gropes nderkohe qe ne as nuk e dinim fare. Ku duhet te ankohemi per kete? Faleminderit,


Qytetari: A. P. Data: 20 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Zhurma nga ndertimi i nje pallati te ri”

  1. 1

    Pershendetje. Ndertuesi nuk ka detyrim qe te kontaktoje me banoret e objekteve fqinje per t’i informuar per ndertimin. Njoftimi behet per te gjithe personat e interesuar me ane te vendosjes se banerit (tabeles se madhe) ku jane te percaktuara te gjitha te dhenat e rendesishme te ndertimit te ri, duke perfshire edhe afatin e punimeve. Lidhur me zhurmat, ndertuesi eshte i detyruar qe te respektoje percaktimet e ligjit Nr.9774, datë 12.7.2007, “Per vleresimin dhe administrimin e zhurmes ne mjedis”. Ne kete ligj percaktohen organet qe mbikqyrin ndotjen nga zhurma, oraret perkatese sipas fashave te dites, etj..

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet