Zgjidhje martese

Pershendetje! Jam ne prices divorci, por kemi edhe nje femije, te cilin do doja ta mbaja une qe jam i ati. Une jam i punesuar ne administraten shteterore ndersa “ish-gruaja” (tashme) eshte pa pune. A kam une ndonje mundesi per te fituar kujdestarine e djalit tim? Nese po, cfare keshillash ligjore me jepni ju? Cfare hapash duhet te marr? Neser kam seancen e pare te gjyqit, pas seances se pajtimit qe patem thuajse 1 jave me pare. Neser do jete prezantimi i psikologes se ceshtjes per femijen. A duhet te shkoj une ne gjykate neser? Apo seanca e neserme mund te behet edhe pa mua? (une jam paditesi) Ju lutem te me ndihmoni.


Qytetari: A. C. Data: 2 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Zgjidhje martese”

  1. Pershendetje,

    Percaktimi i prindit kujdestar per femijen vendoset vetem nga Gjykata, sigurisht duke marre parasysh edhe vleresimet e ekspertit psikolog. Ju, se bashku me mbrojtesin tuaj, duhet te ndermerni hapat e duhur ligjore per te permbushur pretendimet qe keni ngritur perpara gjykates, ne kete aspekt nuk mund te vleresojme nese mund ta fitoni kujdestarine e femijes ose jo.
    Ne pjesen me te madhe te rasteve, ne vitet e para te femijerise, afeksioni i femijes eshte me i fuqishem ne drejtim te nenes, kjo pasi ne nje moshe te tille, eshte e kuptueshme qe femija ka me teper nevoje per kujdesin e nenes ne drejtim te rritjes dhe formimit te karakterit.
    Por eshte gjykata ajo qe vendos, duke u bazuar ne kriterin e interesit me te larte te femijes. Per vleresimin e interesit te femijes, gjykata do te marre ne konsiderate nje seri faktoresh, nder te cilet:
    – Mosha e femijes dhe perkatesia e tij gjinore
    – Lidhjet afeksionale te femijes me njerin apo tjetrin prind, si dhe ato te prinderve ndaj femijes;
    – Profili socio-moral i secilit prind
    – Mundesite e secilit prind per edukimin e femijes;
    – Mundesine me te mire per zhvillimin moral, intelektual dhe fizik te femijes;
    – Gjendja shendetsore e femijes;
    – Sjellca e secilit prind ne raport me femijen, para zgjidhjes se marteses;
    – Menyra sesi jane permbushur detyrimet prinderore, para zgjidhjes se marteses;
    – Gjendja shendetsore e prinderve;
    – Mundesite materiale qe ka secili prind, per sigurimin e mirerritjes e edukimit te femijes;
    – Niveli arsimor dhe intelektual i secilit prind;
    – Profesioni i secilit prind dhe angazhimet profesionale te tyre;
    – Siperfaqja dhe kushtet e banimit te secilir prind;
    – Vleresimi i personave me te cilet prindi do te bashkejetoje pas zgjidhjes se marteses, nese nuk do te jetojne te vetem; etj.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet