Zgjidhje martese prej nderprerjes se jeteses se perbashket

Pershendetje!
Interesohem te zgjidh martesen per nderprerje te jetes se perbashket. Me burrin kemi vite kemi shkeputur bashkejetesen. Kemi jetuar ne shtete te ndryshme ca vite , e vetem vitin e fundit ka ardhur te jetoje vetem ne te njejtin shtet, por Jo zone me mua. Femijen e ka takuar rralle. Bashkejetesen e kam nderprere une prej dhunes dhe situatave te tjera te veshtira. A lejohem une ta kerkoj ndarjen per nderprerje te jeteses se perbashket?
A duhet ndonje prove shtese qe gjykata te bindet qe jetesa eshte nderprere prej vitesh ? Apo eshte me e veshtire e zgjat me shume divorci per nderprerje jeteses e me bie me shkurt ta kerkoj thjesht zgjidhje me kerkese te njeanshme per arsyet e tjera?
Faleminderit!

Qytetari: B.K.
Data: 23 Nëntor 2022, Kategoria: I pakategorizuar

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje. Martesa eshte mbi te gjitha nje marredhenie e perbashket e bashkeshorteve e mbeshtetur ne respektin reciprok dhe deshiren per te ndertuar nje shtepi per te gjithe familjen. Ne keto kushte, kur bashkeshortet nuk jetojne me me njeri-tjetrin prej vitesh, martesa e ka humbur kuptimin. Provat per kete mund te jene vetem pohimet tuaja, pasi bashkeshorti nuk ka si provon te kunderten. Per me teper, gjykata nuk mund te mbaje dy persona te lidhur ne martese, edhe nese bashkejetesa nuk eshte nderprere ende, nese qofte edhe njeri prej tyre nuk ka me deshire dhe vullnet qe kjo martese te vijoje. Ju mund te paraqisni nje kerkese per zgjidhje martese dhe do t`ju duhet te jeni e pranishme personalisht te pakten gjate seances se pajtimit, ku nuk mund te perfaqesoheni nga nje avokat. Ne vijim ju mund te vijoni jeten tuaj dhe avokati e ndjek procesin per llogarine tuaj. Nese femija/et tuaj jane nen 18 vjec, gjykata do te caktoje dhe nje ekspert psikolog per te bere vleresimin psiko social te femijes dhe te marredhenies se tij me secilin nga prinderit. Ardhja e bashkeshortit tuaj ne proces shkurton kohen, por mosardhja nuk eshte pengese per perfundimin e procesit.

Lini një Përgjigje