Zgjidhje martese

Pershendetje,

Mbas seances se pajtimit, si vazhdon procesi i divorcit dhe sa seanca duhen per t’u divorcuar plotesisht? Faleminderit


Qytetari: A. A. Data: 16 November , 2020, Kategoria: Familjare.

One response to “Zgjidhje martese”

  1. Pershendetje!

    Ligji i procedures civile nuk parashikon nje numer konkret seancash gjyqesore per nje proces te tille. Megjithate procesi i zgjidhjes se marteses kalon ne disa faza:
    1. Procedura e pajtimit është fazë e veçantë e procesit, përmes së cilës tentohet të arrihet pajtimi i bashkëshortëve dhe pengimi i zgjidhjes së martesës. Gjatë kësaj seance aktiviteti i gjykatës nga juridiksional, shndërrohet në një ndërmjetësim ku pikërisht gjykata luan rolin e ndërmjetësit.
    2. Caktimi i masave të përkohshme – Gjatë gjykimit të zgjidhjes së martesës, gjykata mund të marrë disa masa të përkohshme të cilat do të kenë fuqi juridike deri në përfundim të gjykimit për zgjidhje martese. Caktimi i masave të përkohshme ka të bëjë me ushqimin dhe vendbanimin e fëmijës dhe të
    bashkëshortit të pasiguruar gjatë kohëzgjatjes së gjykimit të zgjidhjes së martesës.
    3. Seanca kryesore apo prezantimi i provave – Seanca kryesore, ose procedura e provave, paraqet fazën qendrore të procedurës së zgjidhjes se marteses. Të provuarit e përbëjnë veprimet procedurale të paleve ne proces, të cilët kanë të bëjnë me mbledhjen, ekzaminimin dhe çmuarjen, me qëllim të
    vërtetimit të gjendjes materiale juridike (shkaqet e zgjidhjes se marteses). Gjykata përveç këtyre provave, mund të angazhojë edhe ekspertë të ndryshëm për të dhënë mendimet e tyre profesionale lidhur me ndonjë çështje. Kur bashkëshortët kanë paraqitur propozimin e tyre të përbashkët për zgjidhje te marteses me marrëveshje, gjykata si rregull nuk zhvillon procedurë të provave. Faktet dhe provat të cilët janë paraqitur në marrëveshje nuk analizohen dhe vërtetohen.
    4. Marrja e vendimit – Marrja e vendimit paraqet fazën e fundit në procesin e zgjidhjes se marteses, ku gjykata vendos me vendim, pavarësisht se procedura është e filluar me padi apo me propozim të
    përbashkët. Gjykata mund të refuzojë padinë dhe propozimin për zgjidhje marteses ose ta pranoje ate.

    Ne lidhje me kohezgjatjen e procesit, synohet qe procesi te mbyllet brenda nje kohe te arsyeshme, pasi referuar jurisprudences se GjEDNj-se, tejzgjatja e procedurave të zgjidhjes së martesës ekzistuese konsiderohet si shkelje e së drejtës për martesë.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet