Zgjidhje martese

Nëse bëhet zgjidhje martese, a ka të drejtë kujdestarie të fëmijës tim dhe a mund ta fitojë kujdestarinë, nëse babai i fëmijës tim nuk është babai biologjik, por i ka dhënë atësinë që kur lindi fëmija?


Qytetari: A. M. Data: 25 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Zgjidhje martese”

  1. 1

    Pershendetje
    Zgjidhja e marteses nuk perjashton nga pergjegjesia prinderore asnjerin nga prinderit.
    Gjykata vendos lenien e femijes per rritje dhe edukim prindit te cilin gjykata vlereson se do jete ne interesin me te larte te femijes.

    Ne rastet kur ekziston papajtueshmeri ndermjet prezumimit ligjor te atesise dhe marredhenieve reale mbi te cilat bazohet atesia biologjike, prezumimi ligjor mund te kundershtohet nepermjet padise se kundershtimit te atesise se te lindurit nga martesa, ne kushtet e parashikuara nga dispozitat 184, 185 dhe 186 te Kodit te Familjes. Ne cdo rast, nese muk kundershtohet njohja e atesise se femijes, sipas kushteve dhe afateve te ketyre neneve, ati i femijes gezon te njejtat te drejta si dhe ju, sa i perket femijes.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet