Zgjidhje martese – pezullimi i gjykimit te ceshtjes

A mund te kekoj pezullimin e shqyrtimit te ceshtjes me objekt zgjidhje te marteses sepse pala tjeter ka probleme psikologjike prej alkoolit? Faleminderit


Qytetari: B. P. Data: 24 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Zgjidhje martese – pezullimi i gjykimit te ceshtjes”

  1. Pershendetje,

    Pervec rasteve te parashikuara nga Kodi i Procedures Civile (neni 297), Kodi i Familjes parashikon dy rrethana te posacme ne te cilat gjykata mund te vendose pezullimin e gjykimit te padise se zgjidhjes e marteses.
    Sipas percaktimeve te K.Familjes, pezullimi i gjykimit kerkohet me kërkesën e gruas shtatzënë. Kur gruaja është shtatzënë, me kërkesën e saj, gjykata mund të pezullojë gjykimin e padisë së zgjidhjes së martesës, por jo më tepër se 1 vit nga çasti i lindjes së fëmijës (neni 137 K.Familjes).
    Si dhe ne rastin e zgjidhjes se marteses me marreveshje, kur marrëveshja nuk siguron në mënyrë të mjaftueshme interesat e fëmijëve ose të njërit prej bashkëshortëve, pezullon gjykimin për 3 muaj dhe u kërkon bashkëshortëve të bëjnë rregullimet e duhura në marrëveshje (neni 128 K. Familjes).

    Nderkohe, sipas percaktimeve te nenit 297 te K.Proc. Civile, Gjykata vendos pezullimin e gjykimit kur:
    a) çështja nuk mund të zgjidhet para se të zgjidhet një çështje tjetër penale, civile ose
    administrative;
    b) kërkohet nga të dyja palët;
    c) njëra nga palët vdes ose mbaron personi juridik;
    ç) njëra nga palët nuk ka ose më vonë ka humbur zotësinë juridike për të vepruar si palë dhe
    shihet e nevojshme t’i emërohet një përfaqësues ligjor;
    d) parashikohet shprehimisht në ligj. Gjatë pezullimit nuk mund të kryhen veprime procedurale.

    Nese per shkak te problemeve te bashkeshortit tuaj, te dyja palet (ju dhe bashkeshorti) kerkoni pezullimin e gjykimit, atehere kjo eshte nje nga rastet qe mund te konsiderohet nga gjykata per pezullimin e gjykimit. Theksoj se kerkesa duhet bere nga te dyja palet.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet