Zgjidhje martese

Përshëndetje
Dua të ndahem nga bashkëshorti por jetoj jashtë Shqipërisë dhe për shumë do e kem të pamundur kthimin në Shqipëri pasi jam azilkërkuesve në vendin ku jetoj. Ish bashkëshorti nuk ka mundësi financiare të paguajë divorcin dhe më duhet patjetër të divoecohem nga ai. Ekziston një mënyrë qoftë marrëveshje apo kërkesë padi pa u dashur paraqitja fizike në gjykatë

Qytetari: K.Ã.
Data: 3 Shtator 2023, Kategoria: Familjare

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Të paktën për seancën e pajtimit palët kanë detyrimin që të paraqiten fizikisht, pra në një séancë do duhej prezenca juaj. Megjithatë, nëse paraqisni kërkesë të përbashkët për zgjidhjen e martesës, pra kërkesë për zgjidhjen e martesës me pëlqimin reciprok të të dy bashkëshortëve, kjo seancë pajtimi mund të mos zhvillohet dhe nuk do të ishte nevoja për prezencën tuaj në Shqipëri. Mjafton që në shtetin ku ndodhen të lëshoni një prokurë, e përkthyer dhe me vulë apostile për një avokat që mund të ja u marr përsipër cështjen.
    Në këtë rast do të ishte i nevojshëm dhe informacioni nëse keni fëmijë të mitur apo jo. Pasi prezanca varet edhe nga ky fakt.
    Nëse jeni të interesuar për shërbimin nga avokatët e JuristiOnline, ju ftojmë të na kontaktoni në shërbimin e pyetjeve me pagesë.
    Faleminderit.

Lini një Përgjigje