Zgjidhje kontrates me operatorin X

Pershendetje, quhem K. K.Kam pasur kontrate me Operatorin “X” per sherbimin internet-telefon dhe televizion.Ne nentor te 2018 nderroj banese dhe operatorit te sherbimit i paguaj tarifen e shpernguljes per ne banesen e re.Kaluan 10 dite dhe pergjigja e teknikes ishte qe nuk godinen e re ku une jetoj nuk mund te nderhynin sps nuk kishin akses per veprime sherbimi.Pas kesaj jo shume kohe me vone jam kontaktuar nga pale te treta ku me kerkojne shumen prej 10 mije lekesh te reja per zgjidhjen e kontrates.Kjo shume eshte penaliteti per mbyllje te parakohshme.E kam refuzuar pagesen e saj sps nuk e disponoj kete shume duke qene kryefamiljare dhe e dyta zgjidhja e kontrates nuk u be nga une por nga ata sps nuk munden dot te me jepnin sherbimin.Kerkoj ndihmen tuaj pasi here pas here me kontaktojne dhe kerkojne qe une te paguaj dhe te dorezoj aparaturat ( jane te paguara me nje garanci fillestare dhe nese nuk i dorezoj quhen te mijat sps korrispondono shuma e paradhene).


Qytetari: K. K. Data: 18 October , 2019, Kategoria: Detyrime.

2 responses to “Zgjidhje kontrates me operatorin X”

  1. Madje ke të drejtë të kërkosh në gjykatë përveç “Mospërmbushjes së detyrimit”: “Zgjidhjen e Kontratës” dhe “Shpërblimin e Dëmit (në rast se provon se nga mosdhënia e shërbimit të internetit të ka ardhur ndonjë dëm i posaçëm)”.

  2. Çështja është e thjeshtë. Në rast se ke mandatin e pagesës për tarifën e shpërngulesh (kjo është e domosdoshme) dhe/ose përgjigjen me shkrim që nuk mund të ndërhyjnë sepse nuk kanë akses në atë zonë, atëherë nuk duhet të paguash (përgjigja e tyre që nuk mund të ndërhyjmë nuk është e detyrueshme të jetë, pasi fakti që kanë pranuar tarifën e shërbimit vërteton pranimin e Operatorit për pranimin e ndryshimit të shërbimit). atëherë nuk je i detyruar të paguash, sepse jemi përpara faktit të mospërmbushjes së detyrimit nga ana e Operatorit. Në rast se e dërgojnë çështjen në gjyq kjo është mënyra e prapësimeve “Mospërmbusje detyrimi”. në rast se kontrata është titull ekzekutiv dhe bëjnë lëshim urdhri ekzekutimi, je i detyruar të ngresh padi “Pavlefshmërinë titullit ekzekutiv”.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet