Zgjidhje e kontrates se punes

Pershendetje!

Ju lutem a mund te me ndihmoni me nje informacion mbi rastet e zgjidhjes se kontrates se punes? Ne cilat raste mund te zgjidhet kontrata e punes? Faleminderit!


Qytetari: F. R. Data: 11 December , 2020, Kategoria: Marredhenie pune.

One response to “Zgjidhje e kontrates se punes”

  1. Pershendetje. Kontrata e punes me afat zgjidhet kur perfundon afati. Nese kontrata e punes eshte pa afat, apo ka zgjatur mbi tre vjet, ajo mund te zgjidhet rregullisht duke respektuar proceduren dhe afatet e njoftimit, nese ka shkaqe qe lidhen me funksionalitetin e punedhenesit. Kontrata mund te zgjidhet menjehere, por duke respektuar proceduren nese ka shkaqe te justifikuara. Te tilla konsiderohen shkeljet e renda te punemarresit, ose shkeljet e lehta te perseritura. Barra e proves si per proceduren, ashtu edhe per shkaqet i takon punedhenesit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet