Pershendetje! Kam nje konflikt pronesie me familjare dhe doja te dija nese mund ta zgjidh permes ndermjetesimit? Dhe cfare rruge duhet te ndjek? Faleminderit
Ndërmjetësimi është një mënyrë alternative, jashtëgjyqësore e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve e cila zbatohet edhe për rastet e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në fushën e së drejtës civile, si në rastin tuaj për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me objekt pronësie, referuar nenit 2/2 të Ligjit Nr. 10385, dt. 24.02.2011 “Për Ndërmjetësimin në Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve”.
Për të filluar procesin e ndërmjetësimit, ju duhet t’i paraqitni palës tjetër një ftesë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me objekt pronësinë, me anë të ndërmjetësimit. Nëse brenda 30 ditëve të paraqitjes së kërkesës, pala tjetër konfirmon me vullnetin e saj të lirë fillimin e procesit të ndërmjetësimit për zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj, atëherë konform nenit 16 të ligjit për ndërmjetësimin ju mund të zgjidhni një osë më shumë ndërmjetës nga lista e ndërmjetësve të licensuar dhe të specializuar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në fushën civile. Lista e ndërmjetësve të licensuar gjendet e përditësuar online dhe mund ta aksesoni nëpërmjet këtij linku: http://www.gjykatatirana.gov.al/previewdoc.php?file_id=734
Ju në bashkëpunim me ndërmjetësin/ndërmjetësit e perzgjedhur dhe në marrëveshje me palën tjetër mund të përcaktoni kushtet, procedurën si dhe afatet për zgjidhjen e mosmarrëveshjes brenda kufinjve ligjorë. Gjatë zhvillimit të procesit të ndërmjetësimit, ndërmjetësi është i detyruar të trajtojë palët në mënyrë të barabartë, të jetë i drejtë dhe i paanshëm duke marrë në konsideratë dhe të gjitha rrethanat e çështjes.
Nëse ju arrini në një marrëveshje me palën tjetër, ndërmjetësimi konsiderohet i përfunduar dhe në sajë të nënshkrimit të aktmarrëveshjes, vendimi fillon të prodhojë efektet juridike dhe përbën titull ekzekutiv. Konform nenit 24/1 te ligjit per ndermjetesimin, shpenzimet proceduriale për zhvillimin e ndërmjetësimit paguhen proporcionalisht nga palët, nëse ato nuk kanë parashikuar ndryshe me marrëveshje midis tyre.
Nëse ju vlerësoni se, gjatë zhvillimit të procesit të ndërmjetësimit, nuk mund të arrini zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj me anë të ndërmjetësimit, ne çdo kohe mund t’i drejtoheni gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj në rrugë gjyqësore.
Përshëndetje!

Ju faleminderit!