Zgjidhja e marteses jashte Shqiperise

Përshëndetje,

Si dorëzohet sentenca e divorcit, qe eshte e bere ne Itali, tek gjykata i apelit (pa avokat) dhe si merret apuntamenti ne kete kohe e Covid19? Sa kohe mund te zgjase procedura? Cila eshte procedura per te hequr mbiemrin e marteses? Faleminderit


Qytetari: k. l. Data: 21 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Zgjidhja e marteses jashte Shqiperise”

  1. Pershendetje,

    Në bazë të nenit 393 te Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë, të gjitha vendimet e gjykatave të huaja, duhet të njihen nga Gjykata e Apelit në Shqipëri para se të fillojnë të zbatohen.
    Gjykata e Apelit nuk e shqyrton çështjen në themel, por vetëm kontrollon nëse vendimi i paraqitur nuk përmban dispozita që vijnë në kundërshtim me nenin 394 të Kodit të Procedurës Civile.

    Dokumentet që duhen paraqitur për t’i dhënë fuqi vendimeve të gjykatave të huaja janë:
    – Kërkesa;
    – Kopja e vendimit që duhet të zbatohet dhe përkthimi i tij në shqip (i noteruar);
    – Vërtetim nga gjykata që ka nxjerrë vendimin se ai ka marrë formë të prerë, si edhe përkthimi i tij në shqip (i noteruar). Si kopja e vendimit ashtu edhe vërtetimi se vendimi ka marrë formë të prerë, duhet të jenë me vulë Apostillë ose të legalizuara për vendet që nuk janë palë në Konventën e Hagës për Apostillën;
    – Prokura, në rast se kërkesa paraqitet nga përfaqësuesi i të interesuarit, e përkthyer në shqip (i noteruar) kur është përpiluar në gjuhë të huaj;

    Me njohjen e vendimit te gjykates, vendimi i zgjidhjes se marteses qe ka marre forme te prere duhet t’i komunikohet sherbimit te gjendjes civile. Ky vendim ndryshon nje nga perberesit e gjendjes civile te individit dhe konkretisht statusin martesor. Gjithashtu, eshte pasoje e menjehershme e zgjidhjes se marteses edhe perfundimi i se drejtes per te perdorur mbiemrin e ish-bashkeshortit, ndaj pas rregjistrimit te ketij vendimi, nepunesi i gjendjes civile duhet te beje ndryshimet perkatese ne rregjistrin e gjendjes civile.

    Ne zbatim te nenit 143 te Kodit te Familjes, vendimi për zgjidhjen e martesës qe ka marre forme te prere i dërgohet nga gjykata për regjistrim zyrës së gjendjes civile përkatëse. Vendimi i gjykatës për zgjidhjen e martesës i fillon efektet e tij për të tretët nga data e regjistrimit të tij në zyrën e gjendjes civile, sipas legjislacionit përkatës.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet