Zgjidhja e kontrates se qirase

Pershendetje,

Kam marre nje dyqan me qera dhe kam lidhur kontraten per nje vit. A mund ta zgjidh kontraten perfundimisht duke qene se kam konstatuar qe qiramarresi i meparshem kishte bere nderhyrje ne sahatin elektrik? Faleminderit,


Qytetari: I. K. Data: 12 November , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Zgjidhja e kontrates se qirase”

  1. Pershendetje. Se pari, per kete duhet te njoftoni menjehere qiradhenesin. Qe zgjidhja e kontrates ne menyre te njeanshme, te jete ne perputhje me ligjin, duhet qe te kete mospermbushje te kushteve thelbesore te kontrates. Ne kete rast, nese sendi objekt i kontrates se qirase ka te meta (fizike ose juridike), atehere ju keni detyrimin te njoftoni qiradhenesin. Ne rast se nga ana e qiradhenesit nuk merren masat e duhura, apo nuk eshte e mundur te merren masat e duhura per t’i dhene nje zgjidhje situates, ju mund ta zgjidhni kontraten. Do te ishte mire qe te shikonit edhe kushtet e kontrates, pasi ne marreveshje mund te jete parashikuar perjashtimi ose kufizimi i përgjegjësise se qiradhënësit për veset e sendit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet