Zgjidhja e kontrates se punes ne kushtet e fatkeqesise natyrore

Pershendetje,

Kam nje te aferm timin me pune ne Spitalin Berat dhe i kane thene per nderprerjen e kontrates se punes. Interesohem te di nese eshte e lejueshme zgjidhja e kontrates se punes ne kushtet e ligjit per fatkeqesine natyrore? Faleminderit


Qytetari: R. N. Data: 11 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Zgjidhja e kontrates se punes ne kushtet e fatkeqesise natyrore”

  1. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:

    Pershendetje,

    Gjendja e fatkeqesise natyrore nuk perben pengese per zgjidhjen e kontrates se punes, por eshte e domosdoshme qe nga ana e punedhenesit te respektohen procedurat ligjore per zgjidhjen e kontrates se punes, te percaktuara nga legjislacioni ne fuqi. Ketu perfshihet:
    1. Afati i njoftimit, “afati prej dy javësh, kur marrëdhënia e punës ka zgjatur deri në gjashtë muaj; afati prej një muaji, për marredheniet e punes me kohëzgjatje mbi gjashtë muaj deri në dy vjet; afati prej dy muajsh, për kohëzgjatjen mbi dy vjet deri në pesë vjet; dhe prej tre muajsh, për kohëzgjatjen për më shumë se pesë vjet” (neni 143/1)
    2. Procedurat e zgjidhjes se kontrates (neni 144);
    3. Shkaqet e zgjidhjes se marrëdhënies se punës.

    Ne rast te mos respektimit te afatit te njoftimit, procedures dhe zgjidhja e kontrates eshte bere pa shkaqe te justifikuara ose pa te arsyeshme, punemarresi mund t’i drejtohet gjykates per kerkimin e demshperblimeve perkatese. Duhet te keni kujdes, afati per t’iu drejtuar gjykates me padi eshte brenda 180 diteve nga perfundimi i marredhenies se punes.

    Gjithe te mirat!

  2. Pershendetje,

    VKM per shpalljen e gjendjes se fatkeqesise natyrore, ligji per mbrojtjen civile dhe te gjitha aktet e tjera ligjore dhe nenligjore te miratuara gjate kesaj kohe, nuk percaktojne asnje kufizim lidhur me te drejten e punedhenesve per te zgjidhur kontraten e punes. Megjithate, ne cdo rast, punedhenesi eshte i detyruar te respektoje te gjitha dispozitat e Kodit te Punes, lidhur me periudhen e njoftimit per zgjidhjen e kontrates, proceduren perkatese te zgjidhjes se kontrates, duhet te paguaje shperblimin per vjetersi nese kontrata ka zgjatur per me shume se tre vite, si dhe pagesen per lejen vjetore te pakryer. Po ashtu, referuar dispozitave te Kodit te Punes, punedhenesi duhet te kete nje arsye te vlefshme per zgjidhjen e kontrates, ne te kundert, punemarresi ka te drejte te kerkoje ne gjykate qe zgjidhja e kontrates te konsiderohet pa shkaqe te justifikuara.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet