Zgjedhje martese

Jam njohur me nje vajze per arsye se asaj I kishte dale llotaria amerikane bem celebrime per nje kohe shum te shkurter per qellimin e llotaris .Nje jav me pas ajo Ben padi domethen kerkoi divorce edhe pse un nuk pranova te ndahesha gjykata I dha te ndrejte asaj.Nese un apeloi vendimin e gjykates a mundet qe ajo te mare ceftikate e divorcuar dhe a mind ti aprovohet viza sepse un skam dhene firme per ndarje.Ju lutem me iformoni per situaten qe gjendem!


Qytetari: B. M. Data: 13 January , 2020, Kategoria: Familjare.

3 responses to “Zgjedhje martese”

  1. Nese apelohet vendimi brenda afateve ligjore, atehere divorci ende nuk merr forme te prere, pasi do gjykohet ne Gjykaten e Apelit.Ndaj ende konsideroshesh i martuar nese vendimi Nuk merr forme te prere

  2. “Zgjidhja e martesës” nuk është me dhënie pëlqimi nga pala e paditur. Pra, nuk ka rëndësi e jepni apo jo pëlqimin për tu zgjidhur martesa. Martesa zgjidhet edhe me pëlqimin e njërës palë.
    Vendimi i Gjykatës së Rrethit gjyqësor nuk është i formës së prerë. Në rast se e apeloni vendimin, bashkëshortja juaj nuk mund të marrë çertifikatë me gjendjen juridike e divorcuar, pa mbaruar edhe gjykimi në Gjykatën e Apelit.
    Për sa i përket çështjes ë vizës nuk shikoj pengesë ligjore, se përse duhet të pengohet marrja e vizës për në Amerikë nga bashkëshortja juaj.
    Problemi qëndron te ju, nëse juve duke qenë në proces divorci a mund t`ju japin vizë Amerikane?
    Këtë përgjigje e merr vetëm në ambasadë Amerikane!!!

  3. 1

    Pershendetje,
    Lidhur me zgjidhjen e marteses, secili prej bashkeshorteve ka te drejte qe ta kerkoje dhe pavaresisht deshires, apo jo te bashkeshortit tjeter qe kjo martese te zgjidhet, gjykata eshte e detyruar ta pranoje kerkesen. Martesa eshte nje akt vullnetar dhe neqoftese te dyja palet nuk jane me dakord te qendrojne te martuar, atehere gjykata ka detyrim qe ta pranoje zgjidhjen.
    Edhe Gjykata e Apelit do ta lere vendimin ne fuqi, persa i perket zgjidhjes se marteses. Ndryshime mund te kete ne pjesen e rregullimit te pasojave te zgjidhjes se marteses, qe ne rastin tuaj per shkak te kohes se shkurter, nuk besoj te kete.
    Gjithsesi ligjerisht ju jeni ende te martuar derisa vendimi i gjykates te marre forme te prere, pra derisa te merret vendimi i Gjykates se Apelit. Gjate kesaj kohe, bashkeshortja juaj mund te ndryshoje mendim dhe te heqe dore.
    Persa i perket vizes per ne SHBA, kjo rregullohet nga legjislacioni i SHBA dhe nuk mund t’ju them se cfare do te vendoset, ne rastin tuaj.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet