Zbatimi i aktit normativ me të fundit

Çfarë përfshin ndalimi i aktit normativ me të fundit, ku thuhet pjesa e ndalimit të diskove, klubeve, lounge bareve, a përfshihen këtu edhe bar kafetë e thjeshta? Faleminderit,


Qytetari: D. G. Data: 20 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Zbatimi i aktit normativ me të fundit”

  1. Përshëndetje! Akti normativ nr. 30, datë 20.7.2020, Për disa ndryshime dhe shtesa në aktin normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga covid-19”, të ndryshuar, ka percaktuar:
    “Subjektet, të cilat nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për mosofrimin e shërbimit në ambiente të mbyllura të bareve, lokaleve dhe restoranteve, dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe, në rast përsëritjeje, iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.”.
    Pra sa me siper lejohen subjektet bar kafe te ofrojne sherbimin e tyre vetem ne ambiente te hapura.
    Gjithashtu, në çdo mjedis shërbimi ndalohet muzika pas orës 20:00. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet dënohet me gjobë 1 000 000 (një milion) lekë dhe, në rast përsëritjeje, me pezullim aktiviteti për një periudhë 6-mujore.
    Faleminderit

  2. Përshëndetje!

    Akti normativ i sipërcituar nuk është publikuar akoma në Fletoren Zyrtare, prandaj nuk mund t’ju japim një pergjigje të saktë. Por, nisur nga deklaratat zyrtare ne media, akti normativ:
    – Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.
    – Ndalon muzikën pas orës 20:00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet