Zbardhja

Pershendetje, ne muajin Korrik gjykata ka marre nje vendim “zgjatje e Urdherit te Mbrojtjes”. Jam i pajisur me dispozitivin (vendim i shkurtuar). Ne zbatim te ligjit, urdherat e mbrojtjes ekzekutohen pa vonese, edhe pa marre forme te prere, emnjehere pas shaplljes. Gjykata nuk ma arsyetuar vendimin akoma. A mund ta ve ne zbatim? Mua nuk me imtereson akesa ne Inspektorat, nuk me intereson ndeshkimi i saj, thjesht me duhet vendimi!!!


Qytetari: A. A. Data: 9 January , 2021, Kategoria: procedura gjyqesore.

One response to “Zbardhja”

  1. Ppershendetje

    Neni 308 i Kodit te Procedures civile percakton “Vendimi duhet të nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e trupit gjykues që kanë marrë pjesë në dhënien e tij. Gjyqtari, mendimi i të cilit ka mbetur në pakicë, shkruan fjalën “kundër” dhe nënshkruan vendimin.
    Gjykata mund të shpallë vetëm dispozitivin e vendimit, duke e dorëzuar atë të arsyetuar në sekretari jo më vonë se njëzet ditë ose të shtyjë shpalljen e arsyetuar të vendimit, deri në njëzet ditë. Arsyetimi i vendimit bëhet nga kryetari i seancës, përveç kur ai del kundër”.

    Ne keto kushte, duke qene se kane kaluar te gjitha afatet e parashikuar ne ligj, ju mund t’i drejtoheni gjykates me kerkese per venie ne dispozicion te vendimit te arsyetuar ose te beni ankese per vonese ne arsyetimin e vendimit prane Inspektoriatit te Larte te Drejtesise. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet