Zaptim prone

Kam nje toke te marre me ligjin e ndarjes se tokes bujqesore (7501). nje person e ka zene dhe nuk me lejon qe ta administroje. Jam ankuar ne njesin administrative, e cila thote se je i pajisur me certifikate pronesie, ne nuk nderhyjme, duhet te shkosh te beshe denoncim.
Bera denoncimin. Prokuroria nuk e shqyrton ceshtjen sepse duhet te ezaurohet ana administrative.
Shkoje perseri ne njesin administrative, e cila me kthene pergjigje zyrtare qe  nuk eshte kompetence e jona, drejtohu organeve te drejtesise. Ju lutem si duhet te veproj per zgjidhjen e ketij problemi ( lirimin dhe shfrytezimin e kesaj prone) ?


Qytetari: A. C. Data: 19 September , 2019, Kategoria: Ceshtje pronesie.

2 responses to “Zaptim prone”

  1. Kjo çështje nuk mund të zgjidhet as nga administrata, as nga Prokuroria dhe as nga Policia e Shtetit. Zgjidhjen e ke dhënë vetë në fjalinë e fundit. Duhet të kërkosh me kërkesë-padi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor “Lirimin dhe Dorëzimin sendi”. Ke të drejtë të kërkosh dhe dëmshpërblim për përdorimin e sendit në mënyrë të paligjshme.

  2. 3

    Pershendetje!

    Mjeti juaj ligjor eshte padia civile per mbrojtjen e pronesise, dhe mos perseritjen e cenimit ne te ardhmen (nenet 296 e vijues te Kodit Civil). Nese dhe mbas fitimit te gjyqit (formes se prere te vendimit) personi qe ka zaptuar pasurine tuaj te paluajteshme nuk e liron ate vullnetarisht, nepermjete vendimit gjyqesore ju mund ti drejtoheni per ekzekutim (lirimin e sendit) nje permbaruesi gjyqesor.

    Pengimi i permbaruesit gjyqesor ne ekzekutimin e vendimit gjyqesor te formes se prere, pra nese personi qe ka zaptuar pronen kundershton me force, apo nuk i bindet urdherit te permbaruesit duke u bere pengese ne ekzekutim, ky indivit pergjigjet sipas nenit 310 te Kodit Penal dhe mban pergjegjesi penale. Pra ne kete moment mund ti drejtoheni organeve te prokurorise.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet