Vule Apostille

Pershendetje te nderuar!
Kam nevoje per informacion.
Ajo cka doja te dija eshte: A mund te postoj dokumenta direkt nga gjermania drejt “Ministrise per Punet e jashtme dhe Europen” ne Tirane, me qellim paisjen me vule apostille? Apo e vetmja menyre eshte te postohen nga posta shqiptare ne Shqiperi?
Ju faleminderit!

Qytetari: D.I.
Data: 27 Korrik 2022, Kategoria: Legjislacion

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

2 Responses

  1. Pershendetje,
    Ju informojme se ne baze te VKM nr. 134, datë 07.03.2003, dokumentet pajisen me një vulë Apostille nga autoriteti kompetent i vendit ku janë lëshuar dhe më pas mund të përdoren direkt në institucionin përkatës (Gjendje civile, gjykatë, institucion arsimor, etj.) të vendit pritës. Atoriteti përgjegjës për legalizimin e apostilimin e dokumenteve është MPJ, Drejtoria Konsullore. Dokumentet paraqiten vetëm pranë zyrave të agjentëve postarë, të kontraktuar nga MPJ; Posta Shqiptare, TNT Express dhe AC Shipping LTD. Certifikohen dokumente origjinale ose kopje të njehsuara me origjinalin.
    https://punetejashtme.gov.al/wp-content/uploads/2018/06/apostillimi_i_dokumenteve.pdf
    Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje