Vula ne pasaporte

Pershendetje,

Ne vitin 2016 me kane vendosur ne pasaporte nje vule ne Bari te Italise per mungese garancie pritese. Nese e provoj te leviz per jashte serish, a mund te kem probleme? Theksoj se ata me thane qe eshte vetem per 24 ore. Faleminderit,


Qytetari: L. D. Data: 28 August , 2020, Kategoria: Levizje jashte vendit.

One response to “Vula ne pasaporte”

  1. Pershendetje,

    Ju nuk jeni lejuar te kaloni kufirin per shkak te mungeses se garancise nga personi prites. Kjo eshte nje nder kërkesat ndaj shtetasve shqiptarë për të udhëtuar lirisht drejt hapesirës Schengen.
    Ne linkun me poshte gjeni kushtet dhe kerkesat qe duhet te plotesoni kur udhetoni ne nje nga vendet e Schengen-it. http://ambasadat.gov.al/austria/sites/default/files/levizja_e_lire_ne_vendet_e_hapesires_Schengen.pdf

    Nisur nga sa parashroni ne pyetje, vleresojme se ne rastin tuaj nuk kemi te bejme me vendosjen e ndonje mase ndalimi (expulsi) nga ana e autoriteteve te huaja. Me plotesimin e kerkesave dhe kushteve te levizjes, ju mund te udhetoni serish jashte vendit.
    Megjithate per te qene me te qarte, ju mund te dergoni nje kerkese per informacion ne Bari, per t’u interesuar nese keni ndonje mase ndaluese ose jo. Kerkesa duhet te jete ne gjuhen italiane, e nenshkruar nga ana juaj dhe te kete bashkelidhur edhe kopje te pasaportes tuaj.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet