Vonese ne shqyrtimin e ceshtjes nga Gjykata Administrative e Apelit

Pse nuk merret vendimi për çështjen gjyqësore “zbatim testamenti”, çeshtje e apeluar nga hipoteka Tiranë në ngarkim të I? Kanë kaluar dy vjet dhe çeshtja me gjykatëse B akoma nuk është zgjidhur.


Qytetari: I. H. Data: 28 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Vonese ne shqyrtimin e ceshtjes nga Gjykata Administrative e Apelit”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Caktimi i datës dhe orës së gjykimit të çështjes së ardhur mbi ankim të palës/palëve, bëhet nga gjyqtari relator, në përputhje me kalendarin e tij të shqyrtimit të çështjeve, duke marrë për bazë radhën, sipas kohës së ardhjes së dosjes në gjykatën e apelit.
    Per shkak te mbingarkeses se gjykatave dhe vecanerisht atyre te apelit, ne praktike duhen pothuajse 2 vite per caktimin e dates se ceshtjes se apeluar ne Gjykate. Meqenese ky afat ka kaluar, ju mund te interesoheni vete prane sekretarise se Gjykates se Apelit ose te kerkoni pershpejtimin e gjykimit, me nje kerkese drejtuar kesaj gjykate, duke i parashtruar edhe shkaqet per te cilat kerkoni qe ankimi juaj te gjykohet “jashte rradhes”, pra ne menyre te pershpejtuar.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet