Vonesat ne legalizimin e objekteve

Pershendetje,

Kam 11 vjet qe kam deklaruar objektin per legalizim dhe kur interesohem gjithmonë me thone e ke ne proçes. Ju lutem cfare mund te bej per te pershpejtuar proceduren? Cfare rruge mund te ndjek? Cilat jane afatet ligjore per permbylljen e procesit te legalizimit te banimit?

Faleminderit,


Qytetari: P. B. Data: 10 October , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Vonesat ne legalizimin e objekteve”

  1. 1

    Pershendetje,

    Ju mund t’i drejtoheni me kerkese Drejtorise Rajonale te ASHK-se, per dijeni Drejtorise se Pergjithshme te ASHK-se, duke kerkuar marrjen e masave per legalizimin e objektit per te cilin ju keni bere aplikim 11 vite me pare.
    Ju mund te adresoni problematiken tuaj, permes nje ankese, prane Institucionit te Avokatit te Popullit, ne lidhje me mostrajtimin në afatet ligjore të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi, të procedurave administrative për shqyrtimin e vetëdeklarimeve për legalizim dhe daljen me një vendim përfundimtare.
    Gjithashtu, pas ezaurimit te rruges administrative prane ASHK-se, ju mund t’i drejtoheni me kerkese-padi Gjykates Administrative, duke kerkuar nga kjo e fundit detyrimin e ASHK-se per kryerjen brenda afateve ligjore te procedurave perkatese administrative te legalizimit te objektit te vetedeklaruar nga ana juaj.

    Shenim: per shkak te numrit te larte te aplikimeve, kryesisht ne shqyrtim jane aplikimet e bere ne vitet 2005-2007. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet