Vonesa ne shqyrtimin e ceshtjes ne apel

Pershendetje! Kam nje ceshtje ne gjykaten administrative te apelit, por kane kaluar rreth dy vjet dhe nuk ka dale asnje date per shqyrtimin e saj. Ju lutem cfare mund te bej ne kete rast per ta vene ne levizje/pershpejtuar procesin? Faleminderit,


Qytetari: I. K. Data: 19 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Vonesa ne shqyrtimin e ceshtjes ne apel”

  1. Pershendetje,

    Shqyrtimi i çështjeve gjyqësore pranë gjykatës bëhet në bazë të një radhe gjykimi, në përputhje me periudhën e regjistrimit të çështjes gjyqësore pranë Sekretarisë Gjyqësore. Caktimi i datës dhe orës së gjykimit të çështjes së ardhur mbi bazen e ankimit të palës/palëve, bëhet nga gjyqtari relator, në përputhje me kalendarin e tij të shqyrtimit të çështjeve, duke marrë për bazë radhën, sipas kohës së ardhjes së dosjes në gjykatën administrative te apelit.
    Per shkak te mbingarkeses se gjykatave dhe vecanerisht atyre te apelit, ne praktike duhen pothuajse 2 vite per caktimin e dates se ceshtjes se apeluar ne Gjykate. Meqenese ky afat ka kaluar, ju (ne cilesine e pales ne kete ceshtje) mund te interesoheni vete prane sekretarise se Gjykates Administrative te Apelit ose te kerkoni pershpejtimin e gjykimit te ceshtjes, me nje kerkese me shkrim drejtuar kesaj gjykate, duke i parashtruar edhe shkaqet e motivuara, rrethanat konkrete dhe te vecanta, per te cilat kerkoni qe ankimi juaj te gjykohet “jashte rradhes”, pra ne menyre te pershpejtuar.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet