Vonesa ne kalimin e pages se luftes

Pershendetje. Jam perfituese e pages se luftes, por ende NUK jane ne llogarine time. Si shpjegohet? Cfare mund te bej? Faleminderit


Qytetari: E. L. Data: 13 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Vonesa ne kalimin e pages se luftes”

  1. Pershendetje,

    Ju bejme me dije se paga e luftes do ju kaloje nga Drejtoria e Pergjithshme e Thesarit drejt e ne llogarine tuaj bankare. Ju keshillojme verifikoni edhe njehere saktesine e numrit te llogarise tuaj bankare dhe te dhenave te tjera qe keni plotesuar per te evituar ndonje pasaktesi eventuale, si dhe te kontaktoni me personin pergjegjes i cili ka kryer te gjitha veprimet e regjistrimit prane tatimeve, nese procedura eshte kryer e sakte.
    Nje vonese e mundshme mund te jete edhe per shkak te ngarkeses/fluksit te madh te aplikimeve ose teknikaliteteve te tjera te institucionit perkates.

    Ne linkun me poshte mund te njiheni me proceduren e korrigjimit te të dhënave të llogarisë tuaj bankare, ne rast se pas verifikimit konstatoni se ato jane të plotësuara në mënyrë të pasaktë:
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1399/perfitimi-i-ndihmes-financiare-korrigjimi-i-te-dhenave-te-llogarise-bankare-te-plotesuara-ne-menyre-te-pasakte

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet