Vonesa me disbursimin e pages se luftes

Jam administrator i nje biznesi ne tirane dhe kam aplikuar per pagen e luftes dhe eshte aprovuar gati dy muaj me pare, por akoma nuk eshte bere derdhja ne llogari. Nga kontaktimet me tatimet dhe ministrine e financave me thone vetem qe shume shpejt do kaloje, nderkohe javet vetem kalojne. Si mund te veproje? Faleminderit


Qytetari: L. Q. Data: 11 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Vonesa me disbursimin e pages se luftes”

  1. Pershendetje,

    Ju bejme me dije se paga e luftes do ju kaloje nga Drejtoria e Pergjithsme e Thesarit drejt e ne llogarine tuaj bankare. Ju keshillojme te siguroheni edhe njehere ne lidhje me saktesine e numrit te llogarise tuaj bankare, si dhe te bisedoni me personin pergjegjes i cili ka kryer te gjitha veprimet e regjistrimit prane tatimeve, nese procedura eshte kryer e sakte.
    Nje kalim i tille mund te mos jete kryer ende per shkak te mbingarkeses ose teknikaliteteve te tjera te institucionit perkates.

    Ne linkun me poshte mund te njiheni me proceduren e korrigjimit te të dhënave të llogarisë tuaj bankare, ne rast se pas verifikimit konstatoni se ato jane të plotësuara në mënyrë të pasaktë:
    https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1399/perfitimi-i-ndihmes-financiare-korrigjimi-i-te-dhenave-te-llogarise-bankare-te-plotesuara-ne-menyre-te-pasakte

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet