Vlefshmeria juridike e legalizimit te baneses

Pershendetje,

Pyetja lidhet me vlefshmerine juridike, dhe ne rast se mund te goditet ne gjykate certifikata e pronesise mbi nje objekt/banese e cila eshte kryer nga vetem njeri prej femijet e baneses.

Banesa, eshte objekt i ndertuar ne vitet 60′. Keshilli popullor i periudhes se monizmit ka lejuar familjarin G.A te ndertoje ne toke te shtetit, duke leshuar nje akt autorizimi. G.A dhe M.A nga martesa e tyre kane lindur pese femije, tre vajza dhe dy djem. Femijet rriten ne ate banese, martohen dhe secili vijon jeten e tij familjare. Djali i madh, ze nje cope trualli tre lagje me tutje dhe nderton nje banese, te cilen me pas e legalizon vitet e fundit. Ndersa banesa e prinderve deri vitet e fundit eshte mbajtur vetem me aktin e lejes se ndertimi, duke mos disponuar asnje akt tjeter pronesie. Djali i vogel qendron e prinderit i fundit, me pas emigron ne Itali, nje vit pas marteses, ben bashkimin familjar. Ne 2011, ne token perballe shtepise, djali i vogel i familjes nderton nje ndertese 3-kateshe me kursimet e familjes se tij. Gjate kohes se emigracionit, djali i vogel mbeshtet me para nga Italia, prinderit te cilet qendronin ne shtepi. Ne 2015 babai i pese femijeve, ose gjyshi i shtepise nderron jete. Kater vite me vone, edhe gjyshja, duke lene pas nje sherr te pazgjidhur tek dy djemte, ku djali i madh pretendon pronesi mbi shtepine e prinderve, duke e cilesuar si te drejte e tij per toke babe. Pretendimi i tij nisi pas vitit 2011, derisa tonet u ashpersuan. Ne 2014, vellai i vogel vendos te legalizoje godinen e re dhe truallin rrethues. Ndersa ne vitin 2017 te njejten gje kryen vellai i madh, duke vene ne legalizim godinen e vjeter, pa dijenine e vellait te vogel dhe femijeve te tjere. Kete vit, vellai i madh merr certifikaten e pronesise, duke u favorizuar nga VKM;ja e cila njeh legalizimin e banesave te para Gushtit te 1991. Lehtesisht, dhe duke perdorur rruge te shkurtera, vellai i madh shtien ne dore certifikaten e pronesise se godines se vjeter, duke i shkaktuar probleme dhe veshtiresi familjare vellait tjeter.

A mund ta godasin ne gjykate femijet, tre motrat dhe vellai per veprimin e kryer mbi nje objekt ku te cilet kane te drejte morale, dhe ligjore per te pretenduar pjese te pasurise se prinderve, nga vellai i madh?

Faleminderit,


Qytetari: X. C. Data: 14 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Vlefshmeria juridike e legalizimit te baneses”

  1. Pershendetje,
    Procesi i legalizimit eshte nje proces administrativ, per te ligjeruar ndertimet pa leje, ose si ne rastin tuj, ndertime te para vitit 1991, te paregjistruara. Legalizimi i ndertimit, behet mbi baze vetedeklarimi te poseduesit te baneses, dhe ne momentin e procedurave te legalzimit ju keni pasur te drejte te kerkoni kundershtimin e kesaj procedure mbi pretendimet te cilat i keni parashtruar edhe ketu. Ndertimi,i cili ju thoni se ka akt autorizimi, mund ti jete nenshtruar nderhyrjeve dhe shtesave te mevonshme te cilat kane pasur nevoje edhe ato per legalizim. Ne momentin qe tashme, procedura e legalzimit dhe regjstrimit te ndertimit ne ASHK, ka perfunduar kjo eshte nje ceshtje teresisht gjyqesore. Ne cdo rast, ju keni te drejte te parashtroni perpara gjykates, pretendimet tuaja, ne lidhje me pronesine mbi kete objekt, te drejtat e trashegimse ligjore etj. Gjithsesi, ne kushtet qe ju parashtruat, kjo eshte nje ceshtje komplekse, ne te cilat faktet dhe provat duhen shqyrtuar me kujdes, per te pasur mundesine per te iniciuar nje proces gjyqesor. Ne te gjitha rastet ju keshilloj te caktoni nje avokat.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet