Vlefshmeria e certifikates se pronesise

Pershendetje,
Ne vitin 1994 gjyshi im i ndjere ka vdekur. Në vitin 1995, xhaxhai im ka hapur proces gjyqesor per celje trashegimie. Babai ka pasur kater vellezer, por dy xhaxhallare me kane vdekur dhe sipas ketij vendimi cdo pasuri do te ndahet me 1/4 e pjeses secili. Ky vendim ka marre forme te prere ne vitin 1995.

Ne vitin 2018 babi im ka vdekur dhe duke qene se ne femijet nuk kemi pasur dijeni per celjen e trashigimise ne vitin 1995, i jemi drejtuar noterit per celje trashgimie. Ne vitin 2018, noteri ka celur trashegimine dhe pasuria trashegimore e babait ka kaluar e gjitha në emrin tone, pra te femijeve te tij. Tashme xhaxhai nuk na le te trashegojme pronen qe kemi, pasi pretendon qe ka nje celje trashegimie ne vitin 1995, e cila në fakt eshte reale. Kjo certifikate pronesie qe ne kemi marre tashme, e cila eshte regjistruar pasi eshte celur deshmia e trashgimise, a ka efekt juridik? Faleminderit,


Qytetari: K. S. Data: 15 December , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie, Civile - Trashegimia.

One response to “Vlefshmeria e certifikates se pronesise”

  1. 1

    Pershendetje. Pavaresisht kohes se leshimit te Deshmise se Trashegimise, dokumentet mbi te cilat nxirret kjo deshmi jane te njejte. Pra nese jane nxjerre ne menyre te rregullt te dyja deshmite e trashegimise se gjyshit, duhet te kene te njejtin rreth trashegimtaresh, pra babain tuaj dhe vellezerit e tii. Me tej nese ndonjeri prej ketyre ka nderruar jete, per te nxirret deshmia e trashegimise perkatese. Nga sa me siper, ju keni te drejte te trashegoni sipas pjeseve perkatese, vetem pjesen e babait tuaj nga pasuria e gjyshit, pra 1/4 e pasurise se gjyshit.
    Nese midis deshmise se trashegimise se gjyshit tuaj, te nxjerre me Vendim Gjykate ne 1995 dhe asaj me akt noterial ne 2018 ka mosperputhje, atehere njera prej tyre eshte e pasakte dhe duhet te kundershtohet ne rruge gjyqesore. Saktesia verifikohet nga dokumentet e gjendjes civile dhe rrethi i trashegimtareve te perfshire nga secila.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet