VKM 442/2018

Pershendetje, kam nje shtepi te vjeter TIRONCE ,,,,por si te gjith TIRONCAT qe na kan lon pa certifikata pronsie? doli vkm 442 ne 2018 per rregjistrimin e shtepive te ndertuara para vitit 91? shtepia ime eshte e sigurt qe ben pjese ne kete ligj se eshte ndertuar qe ne vitet 40? Aplikova ne shtator te 2018 dhe u ben dy vjet dhe as nje pergjigje as gje nga ASHK. a eshte ne fuqi akoma ky vendim? Si mund ta ndjek ceshtjen ne vijim? Faleminderit


Qytetari: a. t. Data: 25 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “VKM 442/2018”

  1. Pershendetje,

    Objekt trajtimi i vendimit 442/2018 jane ndërtimet e ngritura deri më 10.8.1991 dhe trojet funksionale të tyre, për të cilat nuk ka akte të fitimit të pronësisë, sipas nenit 193, të Kodit Civil. Përjashtimisht, nëse për truallin ka dokumentacion pronësie, procedurat e kalimit të pronësisë kryhen vetëm për ndërtesën.
    2. Në kuptim të pikës 1, konsiderohen objekt i trajtimit të këtij vendimi ato ndërtime,:
    a) Të cilave u mungon akti i fitimit të pronësisë;
    b) Të cilat, nga pikëpamja ndërtimore janë të përfunduara, me mure dhe me mbulesë;
    c) Të cilat nuk janë ndërtime pa leje, sipas përcaktimit të shkronjës “a”, të nenit 3, të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar.

    VKM ne fjale eshte ne fuqi. Ju duhet t’i drejtoheni Drejtorise rajonale te ASHK Tirane me kerkese per marrjen e masave per vijimin e procedures se rregjistrimit te prones sipas percaktimeve ne VKM. Ne rast se ceshtja nuk zgjidhet ne rruge administrative, atehere ju mund t’i drejtoheni juridiksionit gjyqesor.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet