VKM 442/2018

Pershendetje,

Interesohem per regjistrimin e nje banese te ndertuar para vitit 1991, me VKM 442/2018. Trualli i baneses nuk ka regjistrim, ndersa territori perreth ka kthim prone dhe regjistrim ne emer te 20 trashigimtareve, pjese e te cileve jam edhe une. Dua te di, a perfitoj, jo vetem legalizim banese, por edhe siperfaqen 300 m katror qe parashikon VKM-ja ne fjale? Faleminderit! Qytetari V.O


Qytetari: V. O. Data: 1 August , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “VKM 442/2018”

  1. 1

    Pershendetje,

    Nese per truallin ka dokument pronesie, atehere ne baze te VKM 442/2018 procedurat e kalimit te pronesise kryhen vetem per ndertesen. Nese per truallin nen objekt dhe siperfaqe funksionale te objektit nuk ka nje vendim kthimi prone nga ATP-ja, atehere vijohet sipas procedurave te parashikuara ne VKM 442/2018.

    Sipërfaqja e truallit funksional dhe kufijtë e tij përcaktohen nga ASHK-ja (ish-ALUIZNI) gjatë procedurave të evidentimit në terren. Në përcaktimin e sipërfaqes ASHK-ja (ish-ALUIZNI) bazohet në kufijtë faktikë të sipërfaqes së poseduar, pa tejkaluar masën prej 300 metrash katrorë.

    Megjithate VKM-ja e msiperme ka edhe rregullime te posacme, ne rastet kur: Me kërkesë të posaçme, subjektit mund t’i kalohen në pronësi pjesët e sipërfaqes shtetërore mbi masen prej 300 metrash katrore, deri në 500 metra katrorë. Përjashtimisht, nëse nga konfigurimi i truallit funksional rezulton se krijohen sipërfaqe të lira, që tejkalojnë masën e 500 metrave katrore dhe që nuk mund të shfrytëzohen më vete për ndërtime të reja, subjekti mund të përfitojë kalimin e pronësisë edhe për to.

    Per informacione me te zgjedhuar mbi kriteret dhe procedurat e percaktuara ne VKM 442, date 18.7.2018 “Per percaktimin e procedures se kalimit te pronsise e te regjistrimit te pasurive te paluajtshme, te ndertuara deri me date 10.08.1991 dhe te truallit funksional te tyre”, mund te konsultoheni me aktin nenligjor te botuar ne Fletoen Zyrtare Nr. 108, viti 2018.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet