Vjetersia ne pune

Pershendetje
Ju lutem jam nje mesuese dhe kam 12 vite pune gjithesej 8 prej tyre jo ne arsim.Kam nje problem :Ekonomisja nuk me paguan vjetersine ne pune sipas ligjit sepse drejtori nuk i dergon gjithashtu vitet sic jane 12 me pretendimin se nuk jane vite ne arsim.
Ju lutem me orientoni se ku duhet te drejtohem per te gjetur zgjidhje.


Qytetari: B. Q. Data: 24 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Vjetersia ne pune”

  1. Pershendetje. Llogaritja e pages per punonjesit e arsimit rregullohet nga VKM Nr.175, dt.08.03.2017. Ne piken 3/b te saj percaktohet qe shtesa per vjetersi eshte 2% ne vit dhe shtohet cdo vit, deri ne 25 vite pune. Vjetersia ne pune nuk eshte e lidhur me ushtrimin e punes ne arsim, apo ne nje pozicion tjeter pune. (Shih dispoziten me poshte).
    3.b Për efekt të llogaritjes së kësaj shtese, vite pune do të konsiderohen vjetërsia e përgjithshme në punë, e
    dokumentuar në librezën e punës së çdo punonjësi, me përjashtim të viteve të sigurimit vullnetar, vetëpunësimit, shërbimit ushtarak për meshkujt, vitet e shkollimit në institucionet e arsimit të lartë dhe periudha e trajtimit me pagesë papunësie.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet