Vjedhje prone

Pershendetje,

Kam perfituar nje toke me AMTP me siperfaqe 1700 m2 dhe me nr pasurie 975/12 ne nje fshat. Problemi qendron se une nuk e regjistroj dot kete prone per arsye se nje person tjeter i cili ka marr 7 ngastra me AMTP ne vitin 1993, ka regjistruar ne hipoteke keto 7 ngastra plus dhe 3 ngastra te tjera te cilat jane te disa personave te tjere. Personi ne fjale ka vajtur prane nje noteri dhe ka bere nje kontrate shitje, ku ne kontrate thuhet se prinderit i shisnin zoterise ne fjale nje toke me numer pasurie 975/12 (me te njejten numer pasurie me parcelen time) te cilen e kane marr me AMTP, por ne AMTP-ne e tyre kjo pasuri nuk figuron. Ne kontraten e shitblerjes eshte e bashkangjitur dhe AMTP-ja e tyre me 7 parcelat dhe me nr perkates te pasurive. Keto veprime i ka bere po e njejta notere. Tani pyetja ime eshte kjo: Une me AMTP-ne time dhe me kontraten e shitblerjes qe ata kane bere, a mund te bej nje denoncim dhe te me rikthehet toka?! Faleminderit,


Qytetari: g. k. Data: 31 October , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Vjedhje prone”

  1. 1

    Pershendetje. Ne momentin qe ju pretendoni se prona juaj eshte transferuar me nje kontrate te falsifikuar, atehere ju keni te drejte te beni nje kallezim per kete gje ne prokurori. Per te zgjidhur pasojat civile, pra qe juve t’ju rikthehet prona, do te ishte mire qe te kerkonit te ishit pjese e procesit penal, ne formen e paditesit civil. Per kete gje, pasi te beni kallezimin i paraqisni dhe padine perkatese prane prokurorise se rrethit gjyqesor perkates. Nese nuk e ndiqni procesin civil gjate, procesit penal, mund ta ndiqni ne fund te procesit, pasi te zgjidhet me vendim te formes se prere.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet