Vjedhje ne karten e kreditit

Pershendetje,

Si duhet vepruar ne rast se banka, te ciles i perket karta ku eshte bere vjedhja, nuk ben hetim serioz per ceshtjen dhe vendos qe parate e vjedhura duhet t’i paguaje zoteruesi i kartes, qe ne kete rast eshte viktime? Sistemi mbrojtes i bankes nuk ka funsionuar sic duhet dhe operatori i bankes nuk ka vepruar sipas protokollit qe duhej te bllokonte karten menjehere ne momentin qe zoteruesi i kartes nuk pergjigjet ne telefon, por e le karten te hapur dhe keshtu u ben edhe vjedhje te tjera. Faleminderit,


Qytetari: D. K. Data: 1 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Vjedhje ne karten e kreditit”

  1. Ertil Mecaj Ertil Mecaj says:

    Pershendetje,

    Ne pyetjen Tuaj ka dy problematika ne lidhje me karten e kreditit:

    1. Demi pasuror i shkaktuar – mund te padisni banken per demshperblimin e demit pasuror te shkaktuar, per shkak te mos marrjes se masave te nevojshme, e cila ka sjelle si pasoje demin pasuror kundrejt Jush.
    2. Mund te beni kallezim penal ne organet kompetente ne lidhje me vjedhjen e kryer nepermjet kartes se kreditit.

    Gjithe te mirat!

  2. Pershendetje,

    Per sa ju relatoni, ne vleresimim tim dy jane rruge qe mund te ndiqni, padi ne gjykate dhe kallezim penal ne prokurori. Me padi mund te kerkoni demshperblim nga banka per dëmin qe ju ka ardhur dhe me kallezim, te denonconi punonjesit e bankes te cilet nuk kane zbatuar protokollet dhe te kerkoni te ndiqen penalisht. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet