Vitet e punes

Përshëndetje,
Kam mbaruar shkollën e lartë në vitin (1983-1987 )Shkodër.
A njihen si vjetërsi punë vitet e shkollës së lartë për meshkujt ?

Qytetari: M.S.
Data: 16 Janar 2023, Kategoria: Arsimi, Sigurimet shoqërore

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Referuar ligjit 7703/1993, “Për sigurimet shoqerore në Republikën e Shqipërisë”, përsa i përket llogaritjes së shkollës së lartë si vjetërsi për punë, ka vetem këtë parashikim në nenin 91, në pikën 4 :
    Periudha e kryerjes së studimeve në shkollën e lartë, me shkëputje nga puna për gruan, duke filluar nga data 01.09.2000 dhe deri më 31.12.2032, pavarësisht nga vendi se ku janë kryer studimet dhe për jo më shumë se 6 vjet, njihet periudhë sigurimi vetëm për efekt pensioni pleqërie. Në kuptim të këtij neni, viti shkollor është me 12 muaj”.
    Kjo dispozite nuk gjen zbatim ne rastin tuaj.
    Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje