Viktima “i mitur” ne procesin penal

Pershendetje,

Une kam dy pyetjet e meposhtme: Se pari, viktima akuzuese e mitur a ka te drejte te jete pjesemarrjes gjate gjithe kohes se gjykimit apo vetem kur duhet te deshmoje?
dhe se dyti, ne hartimin e kerkeses penale, si duhet te shprehemi, ne vete te pare pra “une, i mituri……..” apo “i mituri “X” deklaron se….”? Faleminderit,


Qytetari: X. X. Data: 22 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Viktima “i mitur” ne procesin penal”

  1. 1

    Pershendetje. Kur viktima akuzuese eshte e mitur, atehere te drejtat proceduriale te tij ushtrohen nga perfaqesuesit e tij ligjore, qe jane prinderit e tij. Pra, pervec rastit kur duhet te jape deklarimet, nuk eshte e nevojshme prania e tij ne gjykate. Lidhur me pyetjen e dyte, nuk ka rendesi nga pikepamja proceduriale nese kerkesa penale, apo cdo shkrese tjeter gjate procesit hartohet ne veten e pare, apo ne veten e trete. Megjithate duke qene se i mituri nuk ka te drejten qe te nenshkruaje, nga pikepamja gjuhesore eshte me korrekte te jete ne veten e trete, pasi kerkesa do te nenshkruhet per llogari te tij nga perfaqesuesi i tij ligjor.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet