Videot amatore

Pershendetje,

A mund te merren si prove nga prokuroria ose gjykata videot e transmetuara nga emisionet investigative? Personi qe ka bere kameren e fshehte nuk jep deklarate ne prokurori (eshte larguar jashte shtetit). A mund te gjykohem vetem nga video? Faleminderit


Qytetari: E. B. Data: 28 December , 2020, Kategoria: Penale.

One response to “Videot amatore”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Rregullat per marrjen e provave ne nje proces penal jane te parashikuara ne Kodin e Procedures Penale, konkeretisht mbi sa parashtroni, neni 221 e ne vijim. Pika 2 e nenit 221 parashikon: “Regjistrimi i fshehtë fotografik, filmik ose me video i personave në vende publike dhe përdorimi i pajisjeve gjurmuese të vendndodhjes lejohen vetëm kur procedohet për vepra të kryera me dashje, për të cilat parashikohet dënim me burgim jo më pak,në maksimum, se tre vjet.”
    Nese jeni ne kushtet e mesiperme videot e regjistriuara mund te merren si prova ne gjykimin penal. Ne cdo rast do te duhet te vendos organi hetimor, Prokuroria.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet