Vetedeklarimi gjyqesor

Pershendetje,

Per te punuar ne administraten publike mjafton te mos jesh i denuar ne territorin brenda Shqiperise apo edhe jashte kufinjve? Dmth mjafton te paraqesesh nje deshmi penaliteti nga Shqiperia apo duhen edhe dokumente qe certifikojne gjendjen gjyqesore edhe jashte Shqiperise? Cilit koncept duhet t’i referohem kur te plotesoje vetdeklarimin gjyqesor? Faleminderit,


Qytetari: Q. P. Data: 20 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Vetedeklarimi gjyqesor”

  1. Pershendetje

    Nese jeni subjekt kandidues apo kerkon qe të zgjidheni/emëroheni në një nga pozicionet e parashikuara në nenet 2 dhe 3, të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, në të njëjtën kohë me kërkesën për kandidim në funksionin publik, jeni të detyruar që të depozitoni edhe formularin e vetëdeklarimit, sipas formatit te parashikuar.
    Per plotesimin e formularit te vetedeklarimit ne kuader te zbatimit te ligjit nr. 138/2015, kerkohet qe te deklaroni te dhena per gjendjen tuaj gjyqesore si brenda, ashtu edhe jashte Shqiperise. Ne kete formular kerkohet informacion mbi rastet e ndalimit, arrestimit apo dënimit të personit, me vendim të formës së prerë ose jo, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

    Ne rast se po aplikoni/kandidoni per nje pozicion pune qe nuk eshte objekt i ligjit te dekriminalizimit, atehere te dhenat qe duhet te vetedeklaroni ne formularin mbi verifikimin e gjendjes gjyqesore i referohen fakteve te ndodhura brenda territorit te Republikes se Shqiperise.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet