Vertetime nga prokuroria dhe gjykata

Pershendetje,

Per arsye pune me nevojitet nje vertetim nga prokuroria dhe gjykata e rrethit Tirane. A mund te me ndihmoni me adresat e tyre te email-it? Jetoj jashte shtetit, dhe nuk kam mundesi te levize apo te paraqitem personalisht.

Faleminderit!


Qytetari: D. X. Data: 23 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Vertetime nga prokuroria dhe gjykata”

  1. Pershendetje,

    Per t’u pajisur me dokumentat e kerkuara (vertetim nga prokuroria dhe gjykata) eshte e nevojshme qe te paraqiteni personalisht ose te autorizoni nje person tjeter qe te kryeje aplikimin per llogarine tuaj. Vertetimin, nese jeni person nen hetim apo jo, prane prokurorise mund ta merrni duke u paraqitur me karten tuaj te identitetit, si dhe te paguani pullen prej 200 leke.
    E njejta procedure ndiqet dhe per vertetimin nese keni ceshtje penale ne gjykim prane gjykates. Nese jeni e inteteresuar per deshmi penaliteti (qe tregon gjendjen gjyqesore, pra nese keni qene te denuar ose jo), per kete sherbim ju mund te aplikoni online permes platformes e-Albania ne linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12583

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet