Vertetim – Toka bujqesore si garanci per kredine e marre nga vellai

Pershendetje,
Une, se bashku me vellain, jemi bashkepronar te nje toke buqesore dhe se fundmi nje person i afert i imi me thote qe nje pjese e tokes eshte futur si garanci ne banke ne kembim te nje kredi nga ana e vellait, i cili e mohon kete gje. Si mund ta vertetoj kete gje ,nese eshte e vertete apo jo?
Faleminderit.


Qytetari: F. F. Data: 5 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Vertetim – Toka bujqesore si garanci per kredine e marre nga vellai”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Per te verifikuar nese ka barre hipotekore, prona objekt i kesaj pyetje, ju mund t’i drejtoheni ASHK-se vendore, ku te kerkoni kartelen e rifreskuar te prones. Ne seksionin “E” do te shikoni nese ka shenime ose jo. Ne kete menyre do te mund te verifikoni nese prona ka barre hipotekore ose jo.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet