Vertetim nga Prokuroria dhe Gjykata

Pershendetje,

Me duhet nje vertetim nga prokuroria dhe gjykata per efekt dokumentacioni jashte vendit. Eshte e mundur qe aplikimi te behet online? Si mund te procedohet per t’u pajisur me nje dokument te tille? Faleminderit,


Qytetari: E. D. Data: 26 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Vertetim nga Prokuroria dhe Gjykata”

  1. Përshëndetje!

    Ju duhet te drejtoheni prane Gjykates dhe Prokurorise se Rrethit Gjyqesor ku keni vendbanimin per marrjen e vertetimeve. Keto dokumente sherbejne per te vertetuar, respektivisht qe nuk keni proces gjyqesore te hapur, si dhe qe nuk jeni person nen hetim.
    Per marrjen e ketyre vertetimeve eshte e nevojshme te keni nje kopje te kartes se identitetit, si dhe te paguani taksen e pulles prej 200 leke.
    Vertetimet merren te nesermen e aplikimit ose edhe brenda dites ne varesi te fluksit te punes ne institucionet perkatese.

    Ne lidhje me Certifikaten e Gjendjes Gjyqesore (deshmia e penalitetit), ju mund të aplikoni permes portalit e-Albania. Shërbimi elektronik “Certifikatë e Gjendjes Gjyqësore (dëshmia e penalitetit)” ju mundëson qytetarëve të marrin online certifikatën e gjendjes gjyqësore me vulë elektronike i cili është një dokument që lëshohet për të vërtetuar nëse një person ka qënë i dënuar ose jo. Ju lutem referojuni: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13259

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet