Vertetim Fakti

Ju lutem jam në proces gjyqesor per vertetim fakti, pasi vitet e mia te punes ne ish KB jane djegur. Cfare dokumentash me duhen per te provuar punen ne KB para viti 1991? Kam dorezuar vertetim nga DRSSH qe nuk ka bordero ne emrin tim dhe vertetim nga Njesia Administrative qe dokumentat jane djegur. Cfare te dorezoj tjeter? Ju faleminderit


Qytetari: K. H. Data: 14 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Vertetim Fakti”

  1. 2

    Pershendetje. Nje dokument i rendesishem ne kete rast eshte edhe vertetimi i banimit nga zyra e gjendjes civile te fshatit pjese e kooperatives bujqesore, pasi ne kete menyre provoni qe lidhjen me vendin e punes. Njekohesisht do t’ju duhen dhe te pakten dy deshmitare, persona te cilet kane punuar njekohesisht me ju ne te njejten pune. Kini parasysh qe personat qe therrisni si deshmitare, ose duhet te kene dale ne pension dhe keto vite t’ju jene njohur, nga sigurimet, ose gjykata, ose te kene vertetimet perkatese per punen e tyre ne kete kooperative, ne vitet qe dhe ju keni qene ne pune.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet