Vërtetim elektronik

Pershendetje,

Interesohem te di nese mundem te bej online kërkesën për dokumentet e meposhtme:
– Vërtetim që nuk kam proces të hapur gjyqësor (Tiranë), si dhe vërtetim që nuk jam nën hetim (nga prokuroria Tiranë). Këto vërtetime më duhen për leje qëndrimi në Maqedoni. Faleminderit,


Qytetari: D. S. Data: 10 October , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Vërtetim elektronik”

  1. 2

    Pershendetje,

    Per marrjen e ketyre vertetimeve eshte e nevojshme te paraqiteni personalisht prane Gjykates se Rrethit Gjyqesore Tirane, si dhe prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane.
    Ne mungesen tuaj, ju mund te autorizoni nje person tjeter (familjar ose jo) qe te aplikoj per llogarine tuaj ne sportelet perkatese.
    Dokumenti qe duhet te paraqisni ne momentin e aplikimit eshte karta e ID ose pasaporta. Ky sherbim kushton 200 leke per sejcilin dokument, vlere kjo e pulles qe i bashkangjitet vertetimit. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet