Vertetim

Pershendetje,

Per arsye pune me nevojitet nje vertetim nga prokuroria, gjykata dhe zyra permbarimore e rrethit Tirane. A mund te me ndihmoni me adresat e tyre ju lutem?

Faleminderit!


Qytetari: A. S. Data: 23 October , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Vertetim”

  1. Pershendetje,

    Vërtetimin e detyrimeve përmbarimore mund ta merrni duke aplikuar online permes platformes e-Albania ne linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12573.
    Ky sherbim elektronik ju mundëson qytetarëve dhe personave fizikë dhe juridikë, privatë e publikë të marrin online vërtetimin e detyrimeve përmbarimore me nënshkrimin elektronik, i cili është një dokument që lëshohet për të vërtetuar nëse një person fizik, publik ose privat është debitor ose jo në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror.
    Per me teper, referuar pyetjes tuaj, te dhenat e kontaktit te Zyres se permbarimit ne Tirane mund t’i gjeni ne linkun ne vijim http://dpp.gov.al/zyrat-permbarimore/.

    Ndersa per marrjen e vertetimeve perkates nga prokuroria dhe gjykata duhet te paraqiteni prane sekretarive te ketyre institucioneve. Gjykata e Rrethit Gjyqesore Tirane ndodhet ne Bulevardin “Gjergj Fishta”, Tirane. Ndersa Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ndodhet ne adresen: Rr. “Haxhi Hysen Dalliu”, Tirane.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet