Verifikim dhe heqje espulsi

Pershendetje,

A mund te me ndihmoni duke me treguar procedurat e detajuara per te aplikuar per verifikim dhe heqje espulsi? Faleminderit


Qytetari: J. E. Data: 28 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Verifikim dhe heqje espulsi”

  1. 1

    Pershendetje. Kerkesa per verifikim eshte nje kerkese te cilen ka te drejte ta beje cdo person i interesuar, ose perfaqesuesi i tij ligjor i pajisur me prokure. Ne varesi te shtetit prane te cilit kerkoni informacionin varet dhe nese kerkesa duhet te behet ne gjuhen e vendit, apo mund te behet dhe ne anglisht, por ne cdo rast nuk mund te behet ne shqip. Ne varesi te shtetit varet edhe nese kerkesa mund te dergohet me ane te postes se thjeshte, apo edhe asaj elektronike. Per te marre informacion ju nuk duhet te bashkengjisni asnje dokument tjeter, pervec nje kopje te pasaportes suaj.
    Nderkohe lidhur me heqien e ekspulsit, kjo do te thote qe duhet te kerkoni nga autoritetet e nje prej shteteve anetare te BE (ose te asociuara Norvegji, Zvicer) qe te marrin nje vendim per te hequr ndalimin per hyrjen qe ju eshte dhene per ne zonen Shengen. Per te paraqitur nje kerkese te tille duhet qe te keni nje shkak te ligjshem. Shkak i ligjshem konsiderohet bashkimi familjar me nje shtetas te nje prej shteteve anetare, ose nje kontrate pune ne nje prej shteteve anetare.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet