Veprimet e Zyrës së Gjëndjes Civile

Pershendetje,

Jam e divorcuar ne janar te 2020 nga Gjykata e Apelit, e cila vendosi lenien ne fuqi te vendimit te shkalles se pare. Problemi qendron se une akoma nuk e kam marre kopjen e vendimit te shkalles se pare, me shenimin perkates qe ky vendim eshte lene ne fuqi. Kjo pasi per ekzekutime, ne rastin konkret per  ndryshim mbiemri duhet vendimi i shkalles se pare. Keto ditet e fundit ish-bashkeshorti ka qene ne Z. Gj. C dhe e ndryshon mbiemrin, adresat, etj pa dijenine time.
A duhet qe punonjesja e Z.Gj.C te ndryshoje te dhenat e mia me nje vendim komunikimi?  Ketu i referohem nje vendimi qe nuk ka as firmen e 3 gjyqtareve, pa pulle gjykate, thjesht nje kopje vendimi. E njejta gje (kopje) me erdhi edhe mua me poste, por nuk e merrnin per baze ate vendim, as Z.Gj.C-ja dhe  as permbarimi pasi duhej ai i shkalles se pare…
Gjithashtu ju bej me dije se dosja gjyqesore akoma nuk eshte percjelle ne Gjykaten e Rrethit X , e cila mund ta dergonte edhe vete kete vendim.
Pra, persa me siper pyetja ime lidhet me faktin nese eshte vepruar drejte nga punonjesja e Z.Gj.C-se duke kryer keto veprime ne baze te ketij vendimi? Nese jo, ku mund te ankohem?

Faleminderit,


Qytetari: A. Q. Data: 7 May , 2020, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Veprimet e Zyrës së Gjëndjes Civile”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Ne lidhje me ndryshimet mbi elementet e gjendjes civile, Ligji “Per gjendjen Civile” parashikon se, të gjitha organet, të cilat, në mbështetje të këtij ligji apo sipas një ligji të veçantë, janë përgjegjëse për caktimin, vërtetimin ose ndryshimin e një përbërësi të gjendjes civile, detyrohen të dërgojnë, zyrtarisht e drejtpërdrejt, një kopje të aktit, vendimit, në zyrën e gjendjes civile, ku personi figuron i regjistruar, brenda 15 ditëve nga data e lëshimit të aktit ose nga marrja e formës së prerë të vendimit.
    Bazuar ne sa me siper, per ndryshimin e elementit te gjendjes civile tuajin, ate te mbiemrit, Gjykata duhet t’ia kishte derguar Zyres se Gjendjes Civile, ne cilin figuroni e regjistruar, vendimin e formes se prere.
    Ekziston mundesia qe vendimi te jete derguar nga Gjykata e Apelit (nga praktika ndodh qe Gjykata e Apelit i dergon prane Z.GJ.C-se) dhe ne kete rast punonjesja e Z.GJ.C te kete vepruar ne perputhje me ligjin. Ne rast se ju pretendoni te kunderten, ju këshilloj te merrni nje informacion nga Zyra e Gjendjes Civile nese eshte administruar nga ana e tyre vendimi i gjykates. Gjithashtu, vendimi mund te mos jete derguar ende per arsye te ndryshme, fakt per te cilin ju mund te informoheni prane Sekretarise se Gjykates se Apelit.
    Ne rast se konstatohen shkelje nga ana e punonjesit te Z.GJ.C me pas mund te vijoni me ankimet perkatese prane Bashkise dhe Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet