Vendosja e dy mbiemrave femijes se lindur jashte Shqiperise

Pershendetje.
A lejohet sipas legjislacionit shqiptar qe foshnja e dy shtetasve shqiptare te rregjistrohet me dy mbiemra? Une dhe bashkeshorti jemi te dy shtetas shqiptare te martuar ne Shqiperi, dhe banues ne Belgjike. Kur jemi martuar vendosem qe secili te mbaje mbiemrin e vet. Foshnja jone ka lindur ne dhjetor 2019 ne Belgjike dhe e rregjistruam ne Belgjike me dy mbiemrat tane. Punonjesja e gjendjes civile ne Belgjike na konfirmoi qe ishte e mundur te behej ky rregjistrim pasi sipas te dhenave te saj edhe ne Shqiperi lejohej mbajtja e dy mbiemrave.
Por tani po perpiqemi qe rregjistrojme djalin tone ne Shqiperi dhe ne gjendjen civile Nr 5 ne Tirane kerkesa jone refuzohet me arsyetimin se nuk lejohet mbajtja e dy mbiemrave ne Shqiperi. Ju lutem mund te me nisni nje pergjigje mbi kete dhe bazen ligjore perkatese?
Ju faleminderit.


Qytetari: B. K. Data: 27 January , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Vendosja e dy mbiemrave femijes se lindur jashte Shqiperise”

  1. Erald Llanaj Erald Llanaj says:

    Ne baze te ligjit nr.10129 dt.11.05.2009 “Per gjendjen civile” ligji shqiptar nuk e lejon qe femija te mbaje dy mbiemra por vetem te nje mbiemri.

  2. Në legjislacionin shqiptar përcaktohet qartë se shtetasi mund të mbajë vetëm një mbiemër. Kjo gjë është e sanksionuar në Ligjin Nr. 10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen Civile”, por edhe në Kodin e Familjes”, ku në nenin 52 parashikohet, se “Fëmija merr mbiemrin e përbashkët të prindërve. Kur prindërit kanë mbiemra të ndryshëm, të gjithë fëmijët mbajnë një mbiemër, atë që do të vendosin prindërit me marrëveshje. Kur marrëveshja nuk arrihet, fëmijët mbajnë mbiemrin e të atit”. Pra, fëmijët/shtetasit nuk mund të mbajnë dy mbiemra.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet