Vendimi gjyqesor i trashegimise

Pershendetje.
Jam i interesuar per informacion si veprohet ne kete rast.
Eshte dhene nje vendim gjyqesor per celje trashegimie,ne vitin 2006.
Shkoj ne Ashk per aplikim per paisje me certifikate pronesie,dhe me informojne se nuk eshte regjistruar vendimi gjyqesor i trashegimise,nuk gjendet as ne arkiven e Ashk,dhe per kete duhet te paguaj kamatevonese ne maksimumin e saj.
Nuk e di nese vendimet gjyqesore te trashegimise para se ti kalohej notereve celja e tarshegimise ishte detyrim i qytetarit per regjistrim te vendimit ne hipoteke apo percillej zyrtarisht nga gjykata ne hipoteke.
Pasi tani dihet se ka dhe shenim te deshmia qe duhet regjistruar brenda 30 ditesh.
Ju faleminderit

Qytetari: G.B.
Data: 23 Shtator 2022, Kategoria: I pakategorizuar

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Pershendetje. Regjistrimi i Vendimit te Deshmise se Trashegimise, prane Agjencise Shteterore te Kadastres (apo dhe prane cdo institucioni tjeter), pavaresisht nese eshte i hartuar nga gjykata, sipas parashikimeve te meparshme ligjore, apo nese behet nga Noteri, sic eshte aktualisht, behet gjithmone me aplikim te vete personit te interesuar dhe jo te gjykates, apo te noterit.
    Pra personat e interesuar duhet ta depozitonin Vendimin Gjyqesor per leshimin e deshmise se trashegimise brenda 30 diteve prane ish ZVRPP.

Lini një Përgjigje