Vendimet e asamblese ne SHPK

Pershendetje!
Ju lutem si veprohet ne rastin kur ne nje  vendim asambleje per rritje kapitali, ortaku prezent ne mbledhjen e asamblese nuk pranon te nenshkruaje, pra abstenon. Riperseritet  vendimi mbas 30 ditesh dhe eshte e njejtja situate. Si veprohet ne te tilla raste? A mund t’i drejtohemi gjykates  duke kerkuar perjashtimin e ortakut i cili po ben te pamundur vazhdimin e veprimtarise se shoqerise? Ju faleminderit,

Qytetari: D.S.
Data: 22 Qershor 2022, Kategoria: Tregtare

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

2 Responses

  1. Pershendetje. Nese vota e ortakut eshte e nevojshme per vendimmarrjen, per shkak se zoteron nje sasi kapitali te caktuar, atehere vendimi konkret zmadhimi i kapitalit nuk mund te miratohet.
    Lidhur me perjashtimin e ortakut nga shoqeria, kjo rregullohet nga ligji per shoqerite tregtare dhe ndodh vetem ne raste te percaktuara qartesisht. Kerkesa ne gjykate per perjashtimin e ortakut behet me vendim te zakonshem te asamblese se pergjithshme (pra duhet te plotesohet kuorumi i pjesemarrjes dhe votat minimale 50%+1 te pjesemarresve, per t’u konsideruar vendim i vlefshem). Kerkesa behet ne rastet kur:
    1.ortaku nuk ka shlyer kuoten e kapitalit;
    2. me dashje apo me pakujdesi të rëndë i shkakton dëme shoqërisë ose ortakëve të tjerë;
    3. me dashje apo me pakujdesi të rëndë shkel statutin ose detyrimet e përcaktuara me ligj;
    4. përfshihet në veprime, të cilat e bëjnë të pamundur vazhdimin e marrëdhënieve midis shoqërisë tregtare dhe ortakut; ose
    5. me veprimet e tij dëmton ose pengon ndjeshëm veprimtarinë tregtare të shoqërisë.
    6. ne raste te tjera kur vleresohet e arsyeshme nga asambleja e shoqerise.

  2. Pershendetje,
    Referuar pyetjes tuaj, do te ishte me vend te saktesohej fomra e shoqerise dhe referuar pershkrimit tuaj, termi ortak referon ne nje nga fomat e shoqerise Komandite, Kolektive apo me Pergjegjesi te Kufizuar. Ne rast se i referoheni Shoqerise me Pergjegjesi te Kufizuar (ShPK), sipas ligjit nr. 9901, date 14.04.2008 “Per tregtaret dhe shoqerite tregtare”, bazuar ne nenin 87 te tij per marrje e vendimeve nga asambleja e pergjithshme, rezulton si vijon: “Marrja e vendimeve 1. Me përjashtim të rasteve kur statuti parashikon një shumicë më të lartë, asambleja e përgjithshme vendos me tri të katërtat e votave të ortakëve pjesëmarrës, siç përcaktohet në pikën 1 të nenit 86 të këtij ligji, për ndryshimin e statutit, zmadhimin ose zvogëlimin e kapitalit të regjistruar, shpërndarjen e fitimeve, riorganizimin dhe prishjen e shoqërisë. ..”
    Ne lidhje me pyetjen e dyte, sa kohe ligji ka percaktuar kuorumin e nevojshem per marrjen e vendimeve nga Asambleja mbi zmadhimin e kapitalit te shoqerise, ju nuk mund ti drejtoheni Gjykates per perjashtimin e ortakut ne fjale nga vendimmarrja. Ligji ju jep te drejten, bazuar ne nenin 102 te tij te kerkoni largimin ose perjashtimin e ortakut nga shoqeria, duke parashikuar si vijon: “Përjashtimi i ortakut 1. Në bazë të një vendimi të zakonshëm, asambleja e përgjithshme mund t’i kërkojë gjykatës përjashtimin e ortakut, nëse ai nuk ka shlyer kontributin e tij, sipas parashikimeve të statutit ose nëse ekzistojnë shkaqe të tjera të arsyeshme për këtë përjashtim.
    2. Konsiderohen shkaqe të arsyeshme për përjashtimin e ortakut, sipas pikës 1 të këtij neni, por pa u kufizuar në to, rastet kur ortaku:
    a) me dashje apo me pakujdesi të rëndë i shkakton dëme shoqërisë ose ortakëve të tjerë;
    b) me dashje apo me pakujdesi të rëndë shkel statutin ose detyrimet e përcaktuara me ligj;
    c) përfshihet në veprime, të cilat e bëjnë të pamundur vazhdimin e marrëdhënieve midis shoqërisë tregtare dhe ortakut;
    ose ç) me veprimet e tij dëmton ose pengon ndjeshëm veprimtarinë tregtare të shoqërisë.
    3. Gjatë procedurës së përjashtimit të ortakut, me kërkesë të paditësit, gjykata mund të marrë një masë për sigurimin e padisë, duke pezulluar të drejtën e votës së ortakut, që kërkohet të përjashtohet, si dhe të drejtat e tjera, që rrjedhin nga zotërimi i kuotës së shoqërisë, kur ajo e vlerëson këtë masë si të nevojshme dhe të justifikuar.
    4. Shoqëria ka të drejtë t’i kërkojë ortakut të përjashtuar shpërblimin e dëmit të pësuar nga veprimet, që kanë sjellë përjashtimin.
    5. Ortaku ka të drejtë t’i kërkojë shoqërisë shpërblimin e dëmit të pësuar, nëse kërkesa për përjashtim nuk është e bazuar.
    6. Ortaku nuk ka të drejtë t’i kërkojë shoqërisë likuidimin e kuotës, nëse ai përjashtohet për shkaqe të arsyeshme, por, nëse shoqëria ngre ndaj tij padi për shpërblim dëmi, ortaku ka të drejtë të kompensojë çdo shumë, që do të kishte të drejtë ta përfitonte në cilësinë e likuidimit të kuotës, me dëmin e kërkuar nga shoqëria.”
    Ju faleminderit.

Lini një Përgjigje